Reshje shiu në gjithë vendin, në male dëborë, mësoni si do jetë...

Reshje shiu në gjithë vendin, në male dëborë, mësoni si do jetë dita sot

422
0

Ditën e somte moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe përgjatë bregdetit me intensitet deri mesatar. Në ekstremet malore reshje të dobëta bore. Të pranishme do të bëhen mjegulla e dendur në lugina si dhe ngricat në lartësitë mbi 1200m gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes vonë.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare kryesisht në orët e mëngjesit. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4 ballë.

 

Temperaturat parashikohen në:

 

zonat malore 2°C deri në 7°C

 

zoant e ulëta 6°C deri në 17°C

 

zonat bregdetare 9°C deri në 18°C