“Zgjidhja për Covidin nuk është vaksina”, Hetem Ramadani tregon kurën që shëron...

“Zgjidhja për Covidin nuk është vaksina”, Hetem Ramadani tregon kurën që shëron (Zbulon mesazhin që i ka çuar Trumpit)

322
0

Themelues i Health Revolution, Hetem Ramadani, ka deklaruar se kura e tij me farë të zezë të vajit të linit dhe mjaltë është çudibërëse, pasi shëron Covidin. Ramadani ka treguar së fundi se i ka shkruar presidentit të SHBA, Donald Trump se vaksina nuk është zgjidhja, por nuk i kishte kthyer përgjigje.

 

“Unë e trajtova veten me ato që pata folur, me vitaminën C, acid dhe glutaminën. Kur e thash më 23 prill idenë, thash kjo është e imja dhe ju ndihmon. I shkruajta Trumpit, para 3-4 muaj dhe i thash që zgjidhja është gluticerina jo vaksina. Ai nuk mu përgjigj, po shkoj vet në spital dhe u kurua. Trupi ka një fuqi esenciale duke hequr toksinat dhe këtë e kam parë te njerëz të gjallë”, tha Ramadani.

 

Gjithashtu, ai ka theksuar se kjo zgjidhje që ai jep i ka ardhur në ndihmë shumë personave që janë shëruar nga sëmundje të ndryshme si kanceri në zorrën e trashë.

 

“Kjo tezë bazuar edhe në përvojat e mija funksionon. Unë kam rastet e mija që janë shëruar me kancer, kur trupi sulmon vetveten, qelizat. Për shembull, nuk ka kancer në zorrën e trashë, edhe te covidi është njëlloj. Domethënë me anë të ushqimeve të shëndetshme është që në atë që ka krijuar natyra, ka inteligjencë mjaftueshëm për të na mbrojtur ne. Domethënë një farë ka magneziumin që ne na ndihmon”, shtoi Ramadani.