Në një periudhë të caktuar të jetës rreth 30-40 vjeç, shumë njerëz përjetojnë shqetësime ose probleme me stomakun. Problemi kryesisht qëndron tek prania e ajrit në sistemin tretës. Mjekët, sipas të dhënave të AgroWeb.org, shpjegojnë se në momentin që ajri futet në traktin gastrointestinal, njeriu përjeton ndjesinë e një fryrjeje të madhe e të tepruar. Ndjesia e fryrjes mund të jetë shumë e parehatshme dhe e sikletshme dhe nga ana tjetër tërësisht e shmangshme. Më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org do të mund të mësoni tre këshilla kryesore për të pasur sistemin tretës në formë të shkëlqyer.
Përtypja E Ngadaltë
Nëse dëshironi të shmangni fryrjen në stomak duhet të pakësoni sasinë e ajrit që arrin të futet në stomak nëpërmjet ushqimit ose pijeve.
Kjo arrihet duke ngrënë me kafshata të vogla dhe duke e përtypur ushqimin plotësisht.
Pini më pak pije me gaz dhe shmangni përdorimin e pipthave të shkaktojnë gazra në stomak.
Përtypja e çamçakëzit, ëmbëlsirave të forta ose përtypjet dhe gëlltitjet e vështira janë një tjetër arsye përse mund të ndiheni të fryrë.
Sindroma E Zorrëve Të Irrituara
Ndjesia e fryrjes mund të jetë shkak i të ashtuquajturës sindroma e zorrëve të irrituara.
Fryrja ndodh kur disa karbohidrate të fermentuara nuk përthithen mirë nga trupi.
Shmangni ushqime si brokoli, fasulet e pjekura, lakrën, pijet me gaz, lulelakrën, çamçakëzin dhe ëmbëlsirat që kërkojnë forcë për t’u përtypur.
Njerëzit që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj disa ushqimeve duhet të shmangin ushqimet e bulmetit, laktozën e të tjerë.
Zmadhimi I Stomakut
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zmadhimi abdominal ndodh kur gazrat ose lëngjet akumulohen në stomak duke shkaktuar zgjerimin e tij.
Kjo ndodh edhe për shkak të muskujve të dobët abdominalë ose gëlltitjes së ajrit.
Një gjendje e tillë zgjidhet duke siguruar një qëndrim të drejtë të trupit, ecje ose aktivitet fizik.
Ata duhet të shmangin edhe ushqime që shkaktojnë gazra.
Ekspertët thonë se sa herë që njerëzit përjetojnë problem të tilla, duhet të tregohen të vëmendshëm ndaj ushqimeve që shkaktojnë gazra dhe fryrje./AgroWeb.org