Drejtoria e Tatimeve: Ky është afati i fundit për ndihmën financiare dhe...

Drejtoria e Tatimeve: Ky është afati i fundit për ndihmën financiare dhe ja si mund ta merrni atë

456
0

 

Nëse ende nuk e keni marrë  ndihmën financiare nga qeveria, ka një  lajm të mirë për  ju. Ky është njoftimi i drejtorisë së tatimeve: 25 Gusht 2020, afati i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2.

 

Administrata Tatimore do të vijojë me procesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga çdo tatimpagues apo individ duke siguruar korrektesën dhe përkushtimin maksimal për përfundimin n? koh? dhe sa m? par? t? këtij procesi brenda afateve t? caktuara.

 

Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, të kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë.