Ja si të eksploroni botën në karantinë qe nga shtepia.

Karantina ka bërë që stili i jetës i shumë aventurierëve të ndryshojë, por fakti që udhëtimet nuk lejohen nuk do të thotë se nuk mundesh të përjetosh të njëjtat eksperienca.

Gjatë karantinës, kopshti zoologjik i Norfolk ka shpërndarë në faqen e tij online video live të kafshëve. Ju mundeni t’i shihni ato duke luajtur apo duke u ushqyer nga rehatia e shtëpisë.

Për ata që do të dëshironin të qëndroin në San Tropez, faqja  i-escape.com ofron frymëzim me fotot dhe videot e hoteleve në rivierë, vilave luksoze dhe butikëve.

Për personat që mezi presin të ndihen sikur sapo kanë mbërritur në hotelin e pushimeve, emisionet radiofonike në panelin ‘Hotel Design At Home’ do t’i bëjnë të përjetojnë të njëjtën ndjesi.

Shumë muzeume kanë krijuar platforma ku shfaqin veprat e artit që zotërojnë, të shoqëruara me një lupë zmadhuese për të parë edhe detajin më të vogël.

Author: vizional