Flor Mumajesi fjalë zemre për bjonden simpatike që e quan motër: 21 vite nuk janë pak…

Këngëtari Flor Mumajesi është mjaft i rezervuar ku bëhet fjala për jetën e tij private, por kësaj radhe ka vendosur të urojë publikisht një vajzë, të cilën ai e quan motër.

Me rastin e ditëlindjes, Flor Mumajesi me fjalë zemre kujton afrimitetin e madh mes tyre, dhe lutet që marrëdhënien e ngushtë me njëri tjetrin ta kenë gjithë jetës, siç kanë bërë këto 21-vite.

“21 vite që nuk janë pak… ke qenë gjithmonë aty për mua si motër me vëmendjen dhe kujdesin tënd. Lutem të kemi njëri-tjetrin për gjithë jetën siç kemi bërë këto 21 vite. Gëzuar ditëlindjen shpirt!,”– shkruan Flor Mumajesi në rrjete sociale.

 

Postimi i Flor Mumajesit.

Nuk dihet nëse vajza me emrin Elona është motra e kantautorit të mirënjohur, apo një mikeshë e ngushtë, pasi është hera e parë që Flor Mumajesi bën një dedikim për persona të afërt.

 

Author: vizional