
Ajo vazhdimisht sjell imazhe provokuese dhe gjysmë të zhveshura në llogarinë e saj në Instagram.
Bëhet fjalë për Kourtney Kardashian e cila në deklaratat e fundit tha se ndihet më mirë kur është e zhveshur.
Në një intervistë për Rose Inc nëna e dy fëmijëve tha se ndihet shumë më mirë kur është duke veshur sa më pak që është e mundur.
E së fundmi ajo ka publikuar edhe një imazh në instagram ku ka ardhur në një formë mjaft seksi në ballinën e magazinës së njohur “Health.
40 vjeçarja ndihet e sigurt për trupin e saj të cilin nuk heziton ta ekspozoj sa herë që t’i vije rasti.
Kourtney dukej në formë të mirë dhe seksi në fotografit e reja që ndau me miliona adhurues në Instagarm.