Koronavirusi/ Kledi Kadiu ‘i përvishet’ Sali Berishës: Mjekët janë heronj, nuk di kë kërkon të dëmtosh me këtë postim fals… të sëmurët nuk i ndihmon dot (FOTO+VD)

Tiranë- Balerini i famshëm shqiptar, Kledi Kadiu ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit ka publikuar një video Facebook ku mjekët kërcejnë një spital në Iran, për të cilën shkruante se është Urgjenca e Tiranës.  Kadiu shprehet se ky është një postim fals dhe se Berisha me këtë nuk ndihmon asnjë të infektuar me koronavirus.

 

Postimi i Kleidi Kadiut

“Pashe i trishtuar një postim të ish-Presidentit të vendit dhe ish-kryeministrit, ku një video e filmuar në një spital të Iranit, paraqitej si urgjenca e Tiranës, ku mjekët po përballen si heronjë me koronavirusin. Nuk di kë kërkon të dëmtoj zoti Berisha me këtë postim fallco. E sigurt është se të sëmurët nuk i ndihmon dot…”,, shprehet ai.

Author: vizional