Çfarë duhet të dimë për grupet e gjakut

Çfarë duhet të dimë për grupet e gjakut

1017
0

Ndarja e popullsisë në grupe gjaku është një klasifikim i përdorur botërisht dhe me shumë rëndësi në fushën e mjekësisë; janë katër grupe gjaku kryesore A, B, AB dhe 0, të përcaktuara tek secili individ sipas gjeneve të trashëguara nga prindërit.

 

Ndërkaq, çdo grup mund të jetë rhezus pozitiv ose rhezus negativ, që do të thotë që në total njohim tetë grupe gjaku kryesorë. Grupet e gjakut në praktikën e zakonshme është një klasifikim që të lejon të vlerësosh përputhshmërinë ose jo në rastet e transfuzionit të gjakut mes dy individëve:

  • një transfuzion jo i përputhshëm mund të ketë pasoja shumë serioze mbi organizmin.

 

Sa herë që dikush shtrohet në spital për një ndërhyrje kirugjikale apo dhe kur shkon në urgjencë fillimisht i merret një kampion gjaku për të identifikuar grupin e tij të gjakut, kështu që nëse do të jetë i nevojshëm një transfuzion gjaku mund të merret në kohën më të shkurtër të mundshme.

 

ANATOMIA DHE PATOGJENEZA

Arsyetimi i klasifikimit të grupeve të ndryshme të gjakut gjendet tek qelizat e kuqe, ose eritrocitet, përbërësi i gjakut i dedikuar për transportin e oksigjenit, përmes hemoglobinës.

 

Ato janë qeliza shumë të vogla, dhe nuk kanë bërthamë qelizore (që humbet gjatë procesit të tyre të rritjes dhe ndarjes)

 

Në sipërfaqe të këtyre elementeve gjendet ato që quhen “antigjene”, ose molekula të natyrave të ndryshme që janë në gjendje, kur janë të pranishme, të stimulojnë sistemin imunitar.

 

Nëse antigjenët e mi bien në kontakt me gjakun e një tjetër personi ka dy mundësi:

  • Që edhe qelizat e tij të kuqe të kenë të njëjtin antigjen dhe antitrupat e tij “janë mësuar” të shohin molekula të tilla. Në këtë mënyrë dy grupet e gjakut rezultojnë të përputhshëm mes tyre, duke mos dhënë reaksione në raste kontakti.

 

  • Nëse qelizat e kuqe të marrësit të gjakut nuk kanë normalisht në sipërfaqen e tyre të njëjtin tip antigjenësh, atëherë antitrupat i shohin këto molekula si “të panjohura”, duke nisur reaksionin mbrojtës ndaj transfuzionit, dhe komplikacionet e organizmit marrës mund të bëhen shumë shpejt vdekjeprurëse.

 

Grupet e gjakut përcaktohen në bazë të trashëgimisë gjenetike. Të dy prindërit kontribuojnë përmes gjeneve të tyre për të përcaktuar grupin e gjakut të fetusit.

 

Sistemi ABO

Sistemet klasifikuese në të vërtetë janë të ndryshme, por ai i pranuar aktualisht nga të gjithë është sistemi ABO, që ka disa grupe kryesore.

 

Grupi 0: janë persona që në sipërfaqen e qelizave të kuqe nuk kanë asnjë lloj antigjeni. Këta individë nuk e stimulojnë sistemin imuntiar sepse nuk kanë asnjë lloj molekule të huaj në limfocitet e personit marrës të gjakut.

 

Grupi A: Janë personat që në sipërfaqe të qelizave të kuqe kanë antigjenin e tipit A

 

Grupi B: Janë persona që në sipërfaqe të qelizave kanë antigjenë të tipit B

 

Grupi AB: Ata persona që në sipërfaqe të qelizave të kuqe kanë antigjene dhe të tipit A dhe të tipit B.

 

Çfarë do të thotë kjo në praktikën klinike?

Grupi 0 mund të dhurojë gjak për çdo grup tjetër gjaku, pra është dhurues universal, pasi nuk aktivizon sistemin imunitar të marrësit në asnjë mënyrë. Nga ana tjetër sidoqoftë, antitrupat e tij duke mos përdorur asnjë lloj antigjeni reagojnë kundër të gjithë grupeve përveç grupit 0. Prandaj mund të dhurojë për të gjithë grupet, por mund të marrë vetëm nga grupin 0.

 

Grupi A mund të dhurojë gjak vetëm për një person të grupit A ose AB, ose një marrës në gjakun e të cilit sistemi imunitar mund të njohë antigjenet A, drejt të cilit “e di që nuk duhet të reagojë”. Ndërsa personi me këtë grup gjaku mund të marrë gjak nga një tjetër me Grup A ose 0. Duhet theksua5r se grupi A mund të dhurojë dhe për grupin AB, por nuk merr nga ai, për shkak të pranisë së antigjeneve B që mund të sillte reaksion.

 

Grupi B: Mund të dhurojë vetëm për ata që kanë këtë grup ose AB dhe për vete mund të marrë nga një donator me grup gjaku B ose 0.

 

Ndërsa Grupi AB mund të dhurojë vetëm për një grup tjetër AB, por mund të marr gjak nga kushdo grup tjetër.

 

FAKTORI Rhezus (Rh)

Në sistemin ABO është dhe një tjetër klasifikim shumë i rëndësishëm, ai i bazuar në faktorin Rh, një antigjen tjetër i pranishëm ose jo në sipërfaqen e qelizave të kuqe.

 

Personat me rhezuz pozitiv kanë faktorin Rh. Ky faktor, ashtu si antigjenet e tjera është në gjendje të nxisë një reaksion alergjik, prandaj marrësit Rhezus pozitivë mund të marrin si nga Rh pozitiv të tjerë ashtu dhe nga Rhezus negativ (i cili duke mos pasur faktorin Rh nuk do të nxiste një përgjigje imunitare)

Personat me Rhezus negativ, nuk e kanë faktorin Rh, për pasojë mund të dhurojnë gjak për të dy grupet, si negativ si pozitiv, por mund të marrin vetëm nga ai me Rhezus negativ.

 

TRANSFUZIONI

Janë të shumta kushtet që kërkojnë një transfuzion gjaku nga një dhurues apo marrës, por më e shpeshta është anemia, një ulje e tepërt dhe në shumë raste hemoglobina akute, përgjegjëse për transportin e okzigjenit në gjak, për të gjitha qelizat e organizmit.

 

Simptomat më të zakonshme të shkaktuara nga një transfuzion gjaku mes personave me gjak jo të përputhshëm janë:

 

Temperaturë e lartë, me apo pa ethe

Rrahje të zemrës dhe takikardi

Hipotension, ulje e tensionit të gjakut

Reaksione alergjike të natyrave të ndryshme, deri në shok anafilaktik, një gjendje shkatërruese për jetën

Reaksione hemolitike, apo manifestimi i shkatërrimit (nga ana e sistemit imunitar të marrësit) të qelizave të kuqe të dhuruesit. Një reaksion i tillë gjithashtu është i rëndësishëm.

 

NE SHTATZANI

Grave shtatzënë u kërkohet gjithmonë një analizë për të verifikuar grupin e gjakut, pasi nëse nëna është me rhezus negativ por fëmija ka marrë rhezusin pozitiv nga i ati, mund të shfaqen reaksione të rënda.

 

Për shkak të kësaj këshillohet që gratë me rhezus negativ në moshën e fertilitetit të marrin vetëm gjak me rhezus negativ.