Njihuni me TOP 10 suitat më të famshme në Hotelet Luksoze nëpër botë, fotot që do t’ju lënë pa mend (KLASIFIKIMI)

I shohim veç në revista apo njihemi me to veç në dokumentarë televizivë por Forbes në këtë fundvit ka radhitur 10 suitat më luksoze në botë.

 

Ato janë suita që u dedikohen multimilionerëve, me cmime të kripura dhe hapësira të bollshme. Nuk I shohim dot nga afër, por le ti hedhim një sy nëpërmjet fotove.

 

Manhattan Sky Suite/ Park Hyatt New York

 

Duhet të mbash frymën nëse do të shohësh nga kati i 59-të nga suita më e lartë e Nju Jorkut në Central Park. Por ka shumë për të parë nga brenda. Ka një hapësirë 4200 metra katrorë, hapësira të larta, tre dhoma gjumi, 3 banjo, kuzhinë të plotë me paisjet brenda dhe një dhomë qëndrimi. Dhe hoteli – një nga pesë pronat kryesore sipas Forbes Travel Guide – për vip-at, përfshin transferimet drejt aeroportit me helicopter, një kuzhinierdhe një dollap me veshje të personalizuara.

abu dabi.jpg

abu dabi.jpg

 

Abu Dhabi Suite/ The St.Regis, Abu Dhabi

 

Mes pronave kryesore në Emiratet e Bashkuara Arabe, edhe rubinetat prej ari dhe llampadarët shkëlqyes duken se shkojnë në harmoni të plotë. Për tu shprehur, ky hotel me katër yje në Abu Dhabi ka këtë xhevahir prej 12,056 metrash katrorë që tejkalon xhinglat e zakonshme me tapete leshi të bëra me dorë, ka një spa të brendshme dhe një teater për pesë persona. Ndërkohë që gjatë qendrimit tuaj aty, sigurohet gjithçka nga personeli.

 

mandarin.jpg

mandarin.jpg

Suita Presidenciale/ Mandarin Oriental Pudong Shanghai

 

E vendosur në një nga zonat kryesore në Shangai, kjo suitë presidenciale mahnit në një mori mënyrash. Nëse jeni fans I dizajnit konteporan që është ndërthurur me tradicionalen, do të shihni këtë suitë me paisje të lehta. Ndërkohë që njohësit e verës do tju shëtisin edhe në bodrumin privat të verërave. Dhe shumica e atyre që qëndrojnë në pallatin 8,482 metra katrorë admirohen nga dy kopshte vendosur në cati që ofrojnë pamje të jashtëzakonshme të qytetit kozmopolit.

 

royal.jpg

 

 

The Royal Residence/ Atlantis by Giardino

 

Kur nuk doni të shihni një suitë të thjeshtë, mund të ktheni sytë nga kjo suitë në Zyrih me tetë dhoma gjumi. Duke zënë gjithë katin e katërt të hotelit, është suita më e madhe në Evropë. Eshtë gjithsej 21,258 metra katrorë hapësirë me një taracë 360 gradëshe, një dhomë ngrënie me 18 vende, (me një kuzhinier privat), tetë dhoma dhe banja dhe një dhomë për shisha. Brenda suitës ofrohen të gjitha trajtimet spa.

 

seven.jpg

 

Seven South/ The Ritz-Carlton, Grand Cayman

 

E përhapur në 20 mijë metra katrorë hapësirë brenda dhe jashtë, Seven South në karaibe, është suita më luksoze. E vendposur në katin e shtatë me nëntë dhoma gjumi, një teatër lëvizës, një dhomë qëndrimi dhe një zonë për ngrënie, një kuzhine dhe një taracë me pamje nga Seven Mile Beach. Qëndrimi në Grand Cayman do të përkujtohet me një pikturë të personalizuar për ju duke admiruar taracën nga artisti local Dither. Versioni I veprës shfaqet përgjithmonë në suitë.

 

 

pishina.jpg

 

Ty Warner Villa/ Four Season Resort the Biltmore Santa Barbara

 

Eshtë bërë nga themeluesi i famshëm Beanie Babies, kjo suitë konsiderohet si një lojë për fëmijët. Një pishinë në plazh oqeanik, dush me shi në natyrë, një lëndinë kroketi dhe dy taraca që e bëjnë joshëse të qëndrosh jashtë. Ka një vaske të gdhendur me një gur gëlqeror francez. Dhe peizash të mrekullueshëm: dritaret shohin nga vija bregdetare.

 

 

rpesid.jpg

 

The Royal Penthouse Suite/ Hotel President Wilson, a luxury collection hotel

 

Eshtë një nga suitat më të madhe në Evropë me 12 dhoma, me më shumë se 18 mijë metra katrorë dhe shtë shtrirë në katin e tetë në një hotel në Gjeneve, një hotel me katër yje. Ka një komoditet mahnitës. Përfshihet një ekran i madh tv 103 inc LCD, një piano madhështorë Steinëay, ashensor privat dhe një taracë të pajisur me teleskop që ofron pamje të mrekullueshme të liqenit të Gjenevës dhe Mont Blanc.

 

jumejer.jpg

 

 

Royal Suite, Burj Al Arab Jumeirah

 

Dubai takohet me Versajën brenda një akomodimi me dy dhoma gjumi në 8,400 metra katrorë, me shkallë mermeri të praruar, ashensor të brendshëm dhe kinema private. Suita ka shumë elementë extra, shtretër ultra luksozë suedez DUX me platforma rrotulluese dhe paisje Hermes. Të gjithë nga Tiger Woods deri tek Justin Bieber kanë qëndruar në këtë hotel.

 

 

 

luxury.jpg

Suite Lalique by Patrick Hellmann/ Prince de Galles, A Luxury collection Hotel

 

Për nder të 90 vjetorit të saj këtë vit, kjo pronë me katër yje në Paris doli me një brand të ri, art dekor inspiruar nga francezi Lalique, e stiluar nga Patric Hellman, është në dizajn bardh e zi. Ka vepra arti kristali, banjo e mrekullueshme me mermer të zi dhe pamje nga kulla Eifel me një tarace prej 1000 metrash katrorë.

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *