“Dikush mund të më zhdukë tani” – Shqiptarit i ndodh tragjedia ditën...

“Dikush mund të më zhdukë tani” – Shqiptarit i ndodh tragjedia ditën që do bëhej baba/ Gjëmën ia bën gruaja, i merr vajzën dhe ikën me të dashurin grek

504
0

Ishte viti 2003 kur Ismet Kalemaj së bashku me bashkëshorten jetonin si emigrantë në shtetin grek. Teksa priste të bëhej baba për herë të parë, pësoi një aksident të rëndë në punë dhe për 2 muaj qëndroi nën mbikëqyrjen e mjekëve. Për 2 vite e gjysmë kujdesej për të bijën në shtëpi, ndërsa bashkëshortja filloi punë. Kjo është historia e Ismet Kalemajt, që u trajtua ditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, në News24.

 

Pasi bashkëshortja nisi punë, atje ajo u njoh me një shtetas grek. U lidh me të dhe u arratis bashkë me vajzën pa i thënë asgjë Ismetit. Më pas, vajzën e dërgoi tek e ëma në Shqipëri dhe e la për 2 vite e gjysmë nën kujdesin e gjyshes. Ismeti gjatë kësaj kohe mund ta shihte të bijën, më pas ajo e mori pa lejen e tij sërish në Greqi.

 

Pas Greqisë, udhëtoi drejt Gjermanisë, nga 5 gushti i vitit 2010 e deri më sot nuk ka mundur të kontaktojë dhe as ta shoh atë. Si Ismeti bën apel, pasi motivi më i madh që ka në jetë është vajza.

 

Rrëfimi:

 

Ismet Kalemaj: Pas daljes sime këtu unë mund të jem shumë i rrezikuar, dikush mund të më zhdukë se kushedi ç’mendon pala tjetër. Po unë ta dija se do bëja këtë operacion dhe do dilja gjallë nuk di jam një rast i rrallë, i 3 në Europë. Në fillim kam shkuar si emigrant në Greqi kam qëndruar tek motra më pas u futa në punë dhe kam bërë çdo lloj pune për të mos u bërë barrë e askujt.

 

Erdha atëherë u njoha me nusen, u fejova, ndenja pak kohë dhe ika se atëherë ishte e vështirë të ikje në Greqi, u njohëm me lajmësi më gruan, një kushëri i mamasë njihej me motrën e saj. Prindërit më thanë me shaka “të kemi gjetur një shejtan të butë”. Për mua ky ishte fati i parë dhe i fundit.

 

Ne shpresonim se do gjenim një njeri të mirë për veten dhe për prindërit, sepse doja një njeri për shtëpi, të më mbante ata prindër dhe të ishte e mirë për mua.

 

Siç e mora në Greqi doja të bënim një familje të shëndetshme. Kur erdha nga Greqia e pashë te kushërira e mamasë, u pamë 2 herë, ramë dakord herën e dytë. E lamë që në 18 shkurt të 2002 bëmë fejesën në Patos.

 

Mjekët thanë që nëse më hiqnin atë që kisha në kokë mund të vdisja në sallën e operacionit dhe mi kanë lënë disa pjesë në kokë edhe sot marr ilaçe. Në atë kohë gruaja ishte shtatzënë dhe pas 5 ditësh që u aksidentova erdhi në jetë vajza. Unë u operova, çupa lindi, as e pashë e as më pa.

 

Aty kisha njerëz dhe na ndihmuan. Çupën e kam parë një ditë para Krishtlindjeve, ndërkohë çupa ka lindur në nëntor, por ishte nën peshë dhe ka qëndruar gjatë në spital. Falë motrës dhe kunatit tim që e çuan me shpejtësi në spital vajza ime sot jeton. Kur e kam parë çupën kam thënë “paska Perëndi edhe për mua”.

 

Unë mendoj që gruaja pati probleme me mua se unë rrija në shtëpi, fillua bashkë me çupën e hallës sime t’i kërkonim punë, sepse na duheshin lekë të ushqeheshim.

Gruaja filloi punë në azile pleqsh, e merrte punën një ditë paradite një ditë pasdite, ndërsa unë mbaja vajzën me një dorë e laja e ushqeja.

 

Ka qenë viti 2006 data 21 maj ditë e diel, gabimi ishte që ajo ishte atë ditë për në punë, u kthye pas treçerek ore, më gënjeu, por mendoj se kishte rregulluar muhabetin me njeriun që iku, u futa të lahesha, ajo gjeti pasaportën, mori dhe çupën e u largua, më tha “do shkoj të marrë bukë” e s’u kthye më kurrë. Nga ajo ditë si pashë më, dua vetëm të shoh çupën, ajo s’më intereson më.

 

Ka marrë dhe paratë, se sa mori nuk e di, por kur vajta të hënën të tërhiqja ca lekë se duhej të haja, të paguaja dritat, gjëja e parë që qava ishte që si do ushqehesha, nuk dija as të gatuaja.

 

Kur dola nga banja po prisja për peshqir, nuk më solli njeri, sa dola tek dera gjeta dollapin hapur “mos thashë, paska ikur” i rashë telefonit për 2 ditë me radhë, binte telefoni, por ajo nuk e hapi.

 

Ajo më thoshte “ti e dije gjendjen tënde, pse u martove, pse më more më qafë?” Vajzën sikur e kam nxjerrë nga hundët, aq shumë më ngjan. Mua më mban burazerka me këtë pensionin që marr në Shqipëri. Pas daljes nga kjo studio kam frikë se do kem probleme, do thonë “pse shkove në një studio”, unë kam shkuar në polici, por nuk është bërë asgjë.