Burrit i hiqen mbi 100 gurë nga fshikëza e urinës

Burrit i hiqen mbi 100 gurë nga fshikëza e urinës

417
0

 

Mjekët i kanë hequr një kinezi më shumë se 100 gurë nga fshikëza gjatë një operacioni.

 

83-vjeçari kishte probleme me urinimin për rreth 10 vite.

 

Liu shkoi tek mjekët vetëm kohët e fundit pasi kishte dhimbje të mëdha gjatë urinimit.

 

Mjekët u tronditën kur zbuluan se fshikëza e pacientit ishte e mbushur me gurë të madhësive të ndryshme gjatë skanerit.

 

Gurët në fshikëz janë copëza të forta të mineraleve që formohen brenda organit kur nuk është plotësisht i zbrazur nga urina.

 

Sipas mjekëve pacienti i moshuar ka vuajtur nga hiperplazia beninje e prostatës (BPH) për më shumë se një dekadë, gjë që e ka bërë të vështirë për të urinimi i tij.

 

Madje nuk ka marrë kurrë kujdes mjekësor për të trajtuar gjendjen.

 

Mjekët u bënë apel burrave të moshës së mesme dhe të moshuarve që të mos i injorojnë simptomat, të tilla si sikleti ose dhimbja gjatë kalimit të urinës, për të parandaluar formimin e gurëve.