Tërmeti, një kambanë alarmi për pallatet shumëkatëshe mbi kënetën e Shëngjinit. Ç’thonë...

Tërmeti, një kambanë alarmi për pallatet shumëkatëshe mbi kënetën e Shëngjinit. Ç’thonë profesorët e sizmologjisë

579
0

 

Zona Lezhë -Ulqin përgjatë gjithë bregdetit është me sizmicitetin më të lartë në vend me një magnitude maksimale 7.0 sipas hartave të mikrozonimit  që kanë hartuar profesorët e sizmiologjisë, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço.

 

 

Në rast tërmeti zona mund të pësojë dëmtime katastrofale për shkak se, është në nivelin e detit me një truall tërësisht ujor.

 

 

Edhe pse tashmë gjendja dihet, bregdeti i Shëngjinit madje edhe këneta pranë saj po mbushet me shpejtësi me pallate shumëkatëshe.

 

Në hartat bashkëngjitur, shihet qartë se në hyrje të qytetit të Shëngjinit gjendet këneta e Kënallës, e cila shtrihet nga bregu i detit deri në kufi të rrugës që lidh qytetin aksin kombëtar. Këneta, e cila është sot është mbushur me ujë, muaj pas muaji po mbushet me gurë dhe inerte dhe mbi të po ndërtohen pallate shumëkatëshe.

 

Deri para pak viteve këneta e Shëngjinit ishte një zonë e pashfrytëzuar dhe e mbushur me pisha, por sot zona ka ndryshuar kryekëput me ndërtesa të larta dhe të ngjeshur njësoj si në zonën e Golemit.