Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër për një foto të tijën të shpërnadrë në rrjetet sociale, ku shihet duke drekuar me ish-ministren Mimi Kodheli.
Murrizi shpjegon se kjo foto është bërë të premten në Londër në lokalin e babait të këngëtares shqiptare Rita Ora.
Deputeti tregon se ndodhet në Londër që prej datës 11 tetor së bashku me Kodhelin, Nimet Musain dhe Xhemal Qefalijan, për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATOS. Murrizi ka shpërthyer në mallkime, duke uruar që t’i thahet dora atij që ka kapur foton.
“Ju thafte dora atij apo asaj tru turtelli qe na ka kapur aq keq”, shkruan ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Per te shuajtur kureshtjen e Miqeve dhe per mbyllur halet e port-haleve
Prej dates 11 tetor dite e premte jemi 4 deputet te parlamentit Shqiptare ne asamblen parlamentare te NATOS ne Londer
Jam ketu me Mimi Kodhelin, Nimet Musai, Xhemal Qefalija
Njera foto e imja eshte me pushke duke gjuajtuar “ TURTULL”
Jo Sokratin por te gjithe ata qe jane TURTULL nga trute e kokes
Foto e publikuar nga TURTULLIT e TURTULLESHAT, nuk eshte ne Tirane por te premten ne darke ne Londer ne lokalin e babait te Rita Ores
Aty jemi bashke te gjithe antaret e delegacionit dhe ambasadori jone ne Londer Z Qirjako Qirko
Ju thafte dora atij apo asaj tru turtelli qe na ka kapur aq keq
Koha kur te prishnin biografine pse mund te jesh ne nje tavoline me
“ armikun” e klases ka shkuar ne te semes se çdo port-haleje, goje-haleje dhe turtull-haleje qysh prej dates 8 dhjetor 1990
Prej 31 marsit 1991 te gjithe deputetet e parlamentit Shqiptare ulen bashke ne parlament, ne komision parlamentar, ne çdo delegacion ku perfaqesojne Shqiperine dhe ne çdo mengjes dreke apo darke kur jane se bashku
I bej thirrje te gjithe ish spiuneve te sigurimit te shtetit, qe nuk pjerdh kush me per informacionet tuaja prej turtulli dhe nuk ju paguajne me 1200 leke ne muaj
Po ashtu i bej thirrje te gjithe enveristeve ne mentalitet te luftes se klasave qe jane pjese e sindikates se qelbesirave qe te shkruajne dhe raportojne sa te duan per takimin tim te “ papershtatshem” me zj Mimi
“ lavdi marksiste-leninisto-enveristeve dhe goje-halisto anal-isto port-halisto turtull-haliste QELBESIRISTO”