
Fama e moderatores sportive Viola Spiro i ka kaluar kufijtë. Ajo është bërë tashmë e njohur dhe në vendin fqinj, Maqedoni.
Agjencia e njohur e lajmeve, “Kurir”, i ka dedikuar një artikull të veçantë moderatores simpatike. “Bombë e vërtetë: Për shkak të kësaj moderatoreje të gjithë shqiptarët ndjekin një emision sporti”, shkruhet në titullin e artikullit.
Në të thuhet se Viola është një nga prezantueset më të komentuara në Shqipëri dhe se biondja magjepsëse është e njohur për bukurinë e saj natyrale. Në artikull shkruhet se emisioni që ajo drejton “Sport Plus” shihet edhe nga ata që nuk janë të interesuar për sportin, vetëm për të shijuar bukurinë e saj.