Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ndodhet me pushime. Nga Turqia ajo ka mbërritur tashmë në Greqi. Modelja ka ndarë me ndjekësit momente të këndshme. Ndërkohë, ajo që ka rënë më shumë në sy është kërcimi i valles shqiptare në një lokal të zonës në Greqi. Në videot e postuara në Instagramin e saj Emina shkruan: “Në mes të Greqisë.” Ndërkohë, modelja shijon pafund këngët e Nikollë Nikprelajt.