Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratës së ish-ministrit Damian Gjiknuri, i cili në një intervistë ka folur rreth përgjimeve të “BILD”.
Në një postim në facebook, Shehaj thotë se Gjiknuri gënjen, ndërsa shton se “koncepti i tij sundimit të ligjit: ata kishin ca të fortë, prandaj edhe unë mora ca të fortë kundër të fortëve të tjetrit!”
Më tej, Shehaj thotë se arrestimi i politikanëve të korruptuar është e vetmja mundësi, sipas tij, që ka Shqipëria.
Postimi i plotë:
Mënyra si Damian Gjiknuri gënjen dhe justifikon me pafytyrësi bashkëpunimin me kriminelë tregon se ai nuk e ka problem të bëjë asgjë, as vjedhjen, as krimin. Sot juristi, deputeti, dhe 6 vjet ministri Gjiknuri tregoi qartë edhe se cili është koncepti i tij sundimit të ligjit: ata kishin ca të fortë, prandaj edhe unë mora ca të fortë kundër të fortëve të tjetrit!
Ish ministri dhe kryetari i komisionit për reformën zgjedhore pavarësisht se u kap duke vjedhur dhe transferuar 20 mln euro në Delaëare, u përgjua duke blerë votat dhe duke bashkëpunuar me krimin në zgjedhjet e 2015, as nuk u mor i pandehur dhe as nuk u thërrit në pyetje nga prokuroria.
Në vendin më të varfër dhe të korruptuar në Europë, arrestimi i politikanëve të korruptuar si Rama, Gjiknuri, Dako, Veliaj etj, që mendojnë se janë mbi ligjin, jo vetëm që është i mundur por është e vetmja mundësi që ka populli shqiptar për të dalë nga mjerimi.
Po nuk mori fund pandëshkueshmëria e politikanëve, shqiptarët do të vuajnë nga varfëria, autokracia dhe izolimi edhe për shumë dekada.