Mbrëmjen e djeshme, Ardit Gjebrea ka vendosur të surprizojë stafin e “E diela shqiptare” dhe miqtë e tij më të mirë me disa ditë pushimesh në Sarandë pas një sezoni të gjatë e të ngarkuar televiziv.
Gjatë darkës, Gjebrea ka menduar që orkestrën e “E diela shqiptare” ta vendosë në “krye të detyrës” për të pasur muzikë dhe kërcime deri orët e para të mëngjesit. Atmosferën e kanë ngrohur Venera dhe Isli, Juliana Pasha dhe më pas surpriza e mbrëmjes ka qenë dueti i Pirro Çakos dhe Ardit Gjebreas teksa kanë improvizuar këngën “Kuturu”.
Të pranishmit janë emocionuar pa masë me performancën e tyre ndërkohë që edhe komentet në Instagram kanë qenë sigurisht shumë pozitive
Artistë të vërtetë, muzikë e vërtetë, emocione të vërteta!