Lëkundje tërmeti në Jug të vendi, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Jug të vendi, ja ku ishte epiqendra

572
0

Lëkundje tërmeti gjatë orëve të para të mëngjesit janë ndjerë në Jug të Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti ka qenë më magnitudë 2.2 dhe është ndjerë rreth orës 03:22 të mëngjesit 20 km në Juglindje të Vlorës, në Gjorm. Tërmeti ka qenë në thellësi 9 km dhe është ndjerë dhe në fshatrat përreth. Ndërkohë ditën e djeshme pati lëkundje tërmeti më të forta sërish në Jug po këtë radhë 4 km nga Lukova, në Piqeras, me magnitudë 3.2.