Kush janë shkaktarët e dëmit ekonomik? KLSH rendit tre më madhoret

Kush janë shkaktarët e dëmit ekonomik? KLSH rendit tre më madhoret

365
0

.Nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë dalë “fajtorët” e dëmeve ekonomike përgjatë vitit 2018. Tatimet rezultojnë shkaktari kryesor i dëmit ekonomik, të pasuara nga shitja e qiradhënia e pronës shtetërore bashkë me koncesionet. Ndërsa doganat janë në vendin e tretë të listës së shkaktarëve të dëmit ekonomik, të pasuara nga Prokurimet Publike. Këto të dhëna kanë dalë nga analiza e Kontrollit të Lartë të Shtetit për strukturën e dëmit ekonomik sipas fushave.

Për vitit 2018, janë konstatuar shkelje në shumën 213 miliardë lekë ose afërsisht 1,711.1 milionë euro. Nga shkeljet në zbatimin e legjislacionit tatimor është konstatuar një total dëmi financiar prej 13.2 miliardë lekësh. Nga keqadministrimi i Pronës Shtetërore të dhënë me Qira dhe Koncesione është konstatuar një dëm ekonomik me vlerë totale rreth 6.8 miliardë lekë. Në fushën e doganave është konstatuar një dëm prej 2.1 miliardë lekësh ndërsa në fushën e Prokurimeve Publike është konstatuar një total dëmi financiar në vlerën e 1.1 miliardë lekëve.

Vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë me dije se ka dërguar për ndjekje penale në Prokurori 122 drejtues të mesëm e të lartë institucionesh të konsideruar përgjegjës për dëmin financiar.