Dita e Enjte, 01 Mars: Vendi ynë do të mbetet me mot te paqëndrueshem, me vranësira dhe rreshje shiu përgjatë Ultësires Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë rreshje bore me intesitet më të ulët. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 7-15 m/sek ne bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 lartësi vale 1,0 deri në 1,25 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mëngjes dhe rritje në mesditë.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore -13/4 °C
Zonat e ulëta -4/10 °C
Zonat bregdetare -1/12 °C
Kosova per ditën e Enjte dt 01 Mars do të jetë me alternime vranësirash, rreshje bore ku nuk do të mungojnë dhe kthjellimet. Temperatuarat do të pësojnë rënie të ndjeshme. Në ekstremet e tyre do të regjistrohen vlera -18 °C në mëngjes deri në deri në -3 °C në mesditë.
E Premte 02 Mars 2018
Dita e Premte dt 02 Mars: Vendi ynë do të mbetet me mot te paqëndrueshem, me vranësira dhe rreshje shiu në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Jug (S) me shpejtësi 10-20 m/sek ne bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,25 deri në 2,25 metër në det të hapur.
Temperaturat do të vijojnë me rritje të ndjeshme në të dyja vlerat.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 2/6 °C
Zonat e ulëta 10/16 °C
Zonat bregdetare 10/17 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari