Vitaminat që duhet të marrësh për të pasur bark të sheshtë, i...

Vitaminat që duhet të marrësh për të pasur bark të sheshtë, i kanë provuar VIP-at

507
0

A nuk dëshironi edhe ju një pilulë magjike që t’ju dhurojë pamjen dhe trupin e personazheve të famshëm? Ndoshta ekzistojnë në të vërtetë. E beson apo jo, këto personazhe të njohur ua kanë besuar trupin e tyre vitaminave jo vetëm për të qenë më vitalë, por edhe për të pasur një bark gjithmonë të sheshtë.Kështu, nëse doni të bëheni të famshëm, filloni nga vitaminat e tyre të preferuara.

Gwyneth Paltrow është një fanse e njohur e vitaminave! Ajo përdor çdo ditë një koktej vitaminash çdo ditë (fab four): multivitamina, vitaminë D3, vaj peshku dhe probiotikët.

Si ia bën Kate Middleton që të ketë një barrë të shëndetshme dhe barku t’i rritet shpejt? Bukuroshja mbretërore është fanse e vitaminës B6, dhe e merr çdo ditë gjatë periudhës së shtatzënisë!

Demi Lovato ka një trup vërtet të hatashëm. Si e mban atë? Duke marrë vitamina të ndryshme. Zgjedhja e këngëtares është një sasi e caktuar vitaminash gummy, të cilat ajo i merr çdo ditë nga pak.

Victoria Justice, fatkeqësisht vuan nga një sëmundje autoimune e tiroideve që quhet tiroiditi Hashimoto, siç tha ajo në një intervistë për revistën ‘Health’. Pwr ta mbajtur trupin në formë, ajo merr një sasi vitaminash çdo ditë. “Marr vaj peshku çdo ditë, vitaminë D, magnez, vitaminë B dhe C”,- tha ajo.