Tahiri publikon video ku kandidati për deputet i LSI-së i fut zarfin...

Tahiri publikon video ku kandidati për deputet i LSI-së i fut zarfin në xhep të dhunuarit

398
0

Një luftë e vërtëtë ka filluar mes PS-së dhe LSI-së këtë fushatë elektorale. Ish ministri Tahiri dhe kreu i PS-së për Tiranën ka publikuar një video ku kandidati për deputet i Lezhës, Viktor Tushaj, i fut në xhep Gjovalin Gjinit një zarf. Gjovalin Gjini është një prej përkrahësve të LSI-së në Lezhë që u dhunua dy net më parë. Rast ky që mori edhe vëmendjen e Metës, i cili e vizitoi personalisht. Ishte pikërisht në këtë takim, ku Meta bëri dhe deklaratën e fortë për armatosjen e popullit. Gjatë fundit të këtij takimi, në një moment kur po zbresin shkallët, ish-kryetari i Bashkisë njëkohësisht kandidati për deputet i Lezhës, Viktor Tushaj, i fut në xhep Gjovalin Gjinit një zarf. Ndërsa Tahiri shkruan në profilin e tij në Facebook “Shih e shkruaj thote populli, se sado te shkruash kur sheh keshtu skenash, cdo fjale eshte e tepert…” duke lënë të kuptohet se zarfi mund të ketë qenë me para.