Këngëtarja e njohur Lori e cila është ndër më të kërkuarat nëpër dasma, ka rrëfyer një ngjarje tepër ineresante që i ka ndodhur. “Unë kam qenë në shumë dasma, kur me vonë kam marrë vesh që çiftet janë ndarë, më ka ardhur shumë keq. Ka ndodhur që kam qenë tek dasma e parë dhe më kanë thirur përsëri. Dhe ju kam thënë që aman, ndoshta nuk është mirë të këndoj unë pësëri nëkëtë dasmë se mos kam sjell unë ndonjë ters. Megjithatë ata kanë ngulur këmbë që unë te jem përsëri në dasmën e tyre dhe kam kënduar. Më është dukur pak interesant ndryshimi i emrit të nuses”, është shprehur Lori .