Gjatë mbledhjes së komisionit të vettingut, është zhvilluar një seancë dëgjimore me ish-kryeprokuroren Ina Rama, e cila është kandidate për në Kolegjin e Apelimit. Deputeti dempkrat Flamur Noka ka pyetur Ina Ramën nëse ka pasur njerëz të afërm në sistemin e drejtësisë, ndërsa i ka bërë edhe disa pyetje të tjera provokuese. Ish-kryeprokurorja u shpreh se nuk ka lidhje me asnjë forcë politike dhe gëzon besueshmërinë e publikut.
DEBATI:
Ina Rama: Nuk kam të afërm në sistemin e drejtësisë.
Flamur Noka: Keni lidhje me ndonjë force politike?
Rama: Jo.
Noka-Luan Ramës: Je në konflikt interesi, ke të njëjtin mbiemër.
Noka: Gëzoni besueshmërinë e publikut?
Ina Rama: Besoj shumë. Gjatë ushtrimit të funksioneve të mia kam punuar me përkushtim.
Noka: Akuzat ndaj jush bëjnë të humbni besueshmërinë?
Ina Rama: Jo nuk besoj. Nuk ndjehem e politizuar.
Flamur Noka: Jeni skualifikuar nga gjykata e Strasburgut, perse? Keni dijeni për arsyet?
Ina Rama: Lista u kthye mbrapsht për mos ndjekje te procedurës nga Shqipëria. Arsyet ishin procedurale. Asnjë gjë personale.
Noka: A jeni mirënjohëse ndaj kryeministrit që ngul këmbë t’ju fusë në çdo institucion duke propozuar emrin tuaj?
Ina Rama: Kjo s’ka lidhje me mua.
Noka: Gatë kohës si kryeprokurore keni pasur çështje të rëndësishme që jeni akuzuar për përfshirje
Ina Rama: Unë nuk e kam ndjerë veten asnjëherë të politizuar për t’u përfshirë në çështje.