Bashkia e Tiranës ka njoftuar pak ditë më parë hapjen e tenderit përmes partneritetit publik- privat për ndërtimin e terminalit të transportit publik në Tiranë.
Vlera e projektit është 15.5 milion euro.
Në dosjen e plotë të tenderit specifikohet edhe projekti me detaje.
Konkretisht në terminal do të ketë edhe qendra tregtare dhe kulturore, kulla me ambiente zyrash, hotele dhe salla konferencash, parking, motel, stacioni i trenave- tramvajeve dhe magazina e tramvajeve.