Historia/ Financieri: 21-vjeçaren ma caktuan për ta trajnuar, por unë..

Historia/ Financieri: 21-vjeçaren ma caktuan për ta trajnuar, por unë..

658
0

shef-7

Kësaj radhe, në rubrikën e psikologes Deidre në ‘The Sun’ vjen historia e një 38-vjeçari që punon në një kompani këshilluese për financat dhe rrëfen se si bëri seks me një vajzë që kishte shkuar për praktikë.

Letra e djalit:

Vajza 21-vjeçare iu bashkua firmës tonë si një praktikante. Ajo mu caktua mua për ta trajnuar. Është 21 vjeç dhe është shumë e bukur. Dolëm për një pije dhe fillova t’i shpjegoja punën tonë.

U kthyem në zyrë kur të gjithë ishin larguar dhe bëmë seks. Pas kësaj, bëmë seks edhe disa herë të tjera, madje edhe në zyrë kur në çdo moment mund të kishte hyrë kushdo. Pas disa javësh, i thashë asaj se duhet t’i jepnim fund.

Rrezikova shumë në jetën time. Unë jam 38 vjeç ndërsa gruaja ime 36 vjeç. Kemi tre fëmijë, por jeta jonë seksuale ka qenë inekziste për disa kohë. E dua familjen dhe punën time, por gjithmonë ndihem i stresuar, sikur jam në buzë të greminës.