Në Konferencën e 29-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP29), që u zhvilloha në Baku të Azerbajxhanit, Bashkimi Evropian bëri një ofertë të re prej 300 miliardë dollarësh për shtetet e varfra, të cilat po përballen me pasojat e rënda të ndryshimeve klimatike. Kjo ofertë, megjithatë, është e shoqëruar me kërkesa për të rritur angazhimet për kontrollin e emetimeve, duke ngritur shqetësime për mundësitë e një marrëveshjeje përfundimtare.
Foto familjare e delegacionit shqiptar në COP29, Samiti Botëror për Klimën. Foto nga Instagrami i Edi Ramës.
Teksa raportohet se viti 2024 do të regjistrohet si më i nxehti ndonjëherë, shtetet në zhvillim janë duke mbajtur barrën më të rëndë, pasi po përballen me thatësi dhe përmbytje të mëdha. Kjo është arsyeja që ata e kanë refuzuar një ofertë fillestare për ndihmë, në vlerë të 250 miliardë dollarëve për vitin 2025.
Dy negociatorë kanë thënë se Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje shteteve të pasura – përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Japoninë – që shuma të rritet në 300 miliardë dollarë.
Mirëpo, ky kompromis është bërë me disa kushte. Sipas tyre, evropianët, në veçanti, kanë kërkuar një raport vjetor se sa përpjekje po bëhen për të shmangur përdorimin e lëndëve djegëse të papërpunuara, të cilat janë shkaktaret kryesore të ngrohjes globale.
Kjo kërkesë më pas është kundërshtuar nga Arabia Saudite, e cila nuk është në favor të heqjes dorë nga nafta, gazi dhe qymyri.
Ministri irlandez për Klimën, Eamon Ryan, tha se ishte zhgënjyese që nuk u arrit një marrëveshje përfundimtare për fondin për mbrojtje të klimës.“Neve na duhej një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Është shumë e rëndësishme që t’i japim shpresë botës”, ka thënë Ryan.
Angazhimi i Shqiperisë për Klimën
Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ka theksuar angazhimin e Shqipërisë në COP29 për të kontribuar në përpjekjet globale për klimat. Ajo theksoi se vendi ynë është në rrugën e duhur, me investime në energjinë e rinovueshme dhe miratimin e ligjeve që mbështesin objektivat klimatike. Shqipëria synon që të mbështesë zhvillimin e strategjive për një energji 100% të rinovueshme, duke kontribuar kështu në uljen e emetimeve globale.
Të Ardhurat për Shtetet në Zhvillim
Shtetet e varfra që përballen me efekte të mëdha të klimës janë shprehur se oferta e Bashkimit Evropian, megjithëse është një hap përpara, nuk është e mjaftueshme. Kërkesat për një fond që arrin në 500 miliardë dollarë janë ende të pranishme. Diskutimet e ngjashme për klimën ndihmojnë në përmirësimin e situatës në vendet e zhvilluara, duke krijuar mundësi për financim të qëndrueshëm dhe strategji të reja.
Sfida dhe Pritshmëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në këtë konferencë, ka theksuar mungesën e veprimeve efektive për klimën, duke paralajmëruar se fjalët pa veprime konkrete rrezikojnë të sjellin zhgënjim. Ai apeloi për një angazhim më të fortë nga vendet e pasura, duke kërkuar veprime konkret dhe të qëndrueshme për të adresuar krizat klimatike.
Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë fjalës së tij të COP29
Shkencëtarët Flasin
Sipas shkencëtarëve, ngrohja globale është një kërcënim i vërtetë, me temperatura që kanë arritur 1.1 gradë Celsius më lartë krahasuar me epokën industriale. Kjo situatë kërkon urgjencë në veprim, dhe Shqipëria e ka kuptuar rëndësinë e reduktimit të emetimeve dhe mbajtjes së temperaturave nën 1.5 gradë Celsius për të ruajtur planetin tonë.
Pjesëmarrja e parlamentarëve dhe roli i SHBA-së
Roli i parlamenteve është thelbësor në realizimin e angazhimeve për klimën. Shqipëria po punon për të forcuar kuadrin ligjor dhe për të siguruar mbikëqyrje më të mirë. Ndërkohë, ftesat për Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të pasura janë jashtëzakonisht të rëndësishme për garantimin e mbështetjes financiare për vendet që vuajnë më së shumti nga pasojat e ndryshimeve klimatike.
Përpjekjet e Shqipërisë për të adresuar krizën klimatike janë të qarta dhe të vazhdueshme. Pjesëmarrja në forume ndërkombëtare, angazhimi për energji të rinovueshme dhe ligjore, si dhe bashkëpunimi global janë elemente kyçe për të garantuar një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë planetin. Shqipëria vazhdon të jetë një shembull në përpjekjet për klimën, duke kërkuar gjithashtu që vendet e pasura të përmbushin angazhimet e tyre financiare. Vetëm nëpërmjet veprimeve të përbashkëta dhe mbështetjes ndërkombëtare, do të arrijmë të trajtojmë sfidat klimatike dhe të sigurojmë një planet më të sigurt dhe të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm. Angazhimi i fortë i Shqipërisë për të kontribuar në luftën ndaj ndryshimeve klimatike është dëshmi e përgjegjësisë dhe vizionit për një të ardhme më të gjelbër.
Mungesa e veprimit të Qeverisë Shqiptare rrezikon sektorët kryesorë dhe klimën
Megjithëse qeveria shqiptare, përmes liderëve si Kryeministri Edi Rama dhe Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, shfaqet e angazhuar dhe proaktive në fjalimet e saj për klimën dhe mbrojtjen e mjedisit, kritikat për mungesën e veprimeve konkrete janë të arsyeshme. Pavarësisht progresit në energjinë e rinovueshme, shumë nga ndërmarrjet e premtuara dhe politikat që do të garantonin një transformim të vërtetë dhe të qëndrueshëm në sektorin mjedisor, vazhdojnë të mbeten në letër. Ka një perceptim në rritje se qeveria fokusohet më shumë në marketingun ndërkombëtar sesa në zbatimin e strategjive reale që do të adresonin krizën klimatike.
Sipas programit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë (FAO), bujqësia shqiptare është e copëzuar në 340 mijë ferma, ku 86% e tyre janë më pak se 2 hektarë, duke pasur vështirësi për të garantuar mbijetesën e familjeve prodhuese. FAO thekson se bashkëpunimi mes fermerëve për të bashkuar tokat është një nga elementët thelbësore për të maksimizuar fitimet. Megjithatë, vetëm 53% e fermerëve janë të gatshëm të krijojnë kooperativa, pavarësisht se ky bashkëpunim është kyç për të përballuar sfidat që sjellin ndryshimet klimatike.
Qeveria duhet të angazhohet më seriozisht për të ofruar mbështetje financiare dhe për të krijuar kushte që inkurajojnë bashkëpunimin mes fermerëve, në mënyrë që të realizohen veprime konkrete dhe efektive për të adresuar shqetësimet mjedisore dhe për të siguruar mbijetesën e sektorit shtyllë të ekonomisë shqiptare. Raportet e organizatave mjedisore shqiptare gjithashtu tregojnë se Shqipëria vazhdon të përballet me sfida serioze ndaj mjedisit, dhe nevojitet një angazhim i fortë nga qeveria për të mbështetur iniciativat e ruajtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Pamje nga tokë djerrë ku fermerët shqiptarë vuajnë mungesën e pjellorisë së tokës. Foto nga fermerët e Lushnjës.
*Autor: Arlis Alikaj, gazetar i Portalit Vizion, i cili ndoqi konferencën e COP29 virtualisht.