Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Lungomare 3, që po ndërtohet në zonën , që po ndërtohet në zonën nga Tuneli i Ujit të Ftohtë e deri përtej Radhimës.
Rama shkruan se ndërkohë që vijon puna për Lungomaren 3, është në fazë përpilimi projekti për Lungomaren 4.
Projekti në fjalë, sipas kryeministrit do të përfshijë edhe zonën e Orikumit.
“Mirëmëngjes dhe me Lungomaren 3 që po merr formë nga Tuneli i Ujit të Ftohtë e deri përtej Radhimës, ndërkohë që punojmë me projektin e Lungomare 4, ku edhe bregdeti i Orikumit do të përfshihet në hartën e transfomuar të Vlorës së Rilindur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.