Nxënësit dhe Zysha në Aksion: Iniciativa rinore për mbrojtjen e pemëve në...

Nxënësit dhe Zysha në Aksion: Iniciativa rinore për mbrojtjen e pemëve në Elbasan

313
0

E frymëzuar nga libri ‘‘Ishulli I Pemëve të Zhdukuara’’ roman i autores së njohur turke Elif Shafak, mësuesja e klasës së dhjetë e shkollës Kostandin Kristoforidhi Elbasan, zonja Migena Kapllani në bashkëpunim me shkollën Dhaskal Todri ka nisur një projekt mësimor për ti dhënë vizibilitet pemëve dhe ekosistemit. Që në shtator të vitit 2023 mësuese Migena ka ndarë grupe mësimore nxënësit për të punuar mbi një vepër që ka në fokus pemën.

Në foto sipër mësuese Migena Kapllani duke mbajtur në dorë një lule manushaqe. Foto nga Arlis Alikaj.

Gazetari Portalit Vizion, Arlis Alikaj, iu bashkua një grupi liderash rinorë nga shkollat Kostandin Kristoforidhi dhe Dhaskal Todri në nismën e fundjavës për të ndërgjegjësuar mbi rolin e pemëve në qytetin e Elbasanit.

Foto gjatë shëtitjes mjedisore. Foto nga Arlis Alikaj

Gjatë ecjes së lirë me ekspertin e pyjeve zotin Ahmet Mehmeti, nxënësit mësuan shumë rreth pemëve të qytetit si meshteknat, plepat, dushqet, portokallëve apo Rrapi Vojdovës ku fatkeqësisht megjithëse monument natyre sot për shkak të mungesës së kujdesjes është shkatërruar.

Foto nga Rrapi Vojdovës Elbasan i cili megjithëse monument natyre ka degraduar nga mungesa e vëmëndjes.

Nxënësit mësuan teknika si të krasiten pemët në mënyrën e duhur dhe dashurinë për natyrën. Oresta thotë që këto xhiro në fundjavë në qytet dhe koha dedikuar informacioneve sesi duhen trajtuar e mbrojtur pemët e qytetit e frymëzojnë shumë. Fatkeqësisht nuk ka shumë interes nga të rinjtë. Duhet më shumë angazhim dhe vëmëndje nga brezi jonë përfundon Oresta.

Nxënëse gjatë ecjes së lirë duke fotografuar pemë. Foto nga Arlis Alikaj.

Mësuese Migena thotë që këto projekte mësimore, ndihmojnë nxënësit të afrohen me natyrën dhe dëshiron ta finalizojë këtë iniciativë në një guidë të qytetit ku çdo pemë të ketë numër dhe të skanohet. Nëpërmjet skanimit të kodit, të huajt, turistët por jo vetëm do të njihen me pemët e qytetit të Elbasanit me fotot e bëra nga nxënësit. Për këtë gjë ajo po përpiqet të lobojë në bashkinë Elbasan dhe institucionet arsimore për mbështetje si dhe infrastrukturën e nevojshme për ta bërë këtë nisëm sukses.

Momente gjatë fundjavës ndryshe. Nxënësit në Aksion: Edukimi dhe mbrojtja e mjedisit në Elbasan. Fotot Arlis Alikaj.

Në përfundim të të shëtitjes, nxënësit lider të grupeve rinore hasën gjithashtu dhe lagje të qytetit të Elbasanit ku ishin prerë pemë dhe shtruan pyetje si, A është në interesin e qytetarëve betonizimi? Përse priten pemët pa kriter? A ka kritere në interes të qytetarëve?

Klara Fyshku një tjetër e re, tha se këto shëtitje nxisin qytetarinë aktive. Ajo sheh  si nevojë urgjente që qytetarët të shohin pemët e qytetit si ato që kanë në shtëpitë e tyre.

Ndërsa eksperti pyjor Ahmet Mehmeti thotë se është shumë e rëndësishme bashkëpunimi që mësuese Migena i ka ofruar pasi nëpërmjet shoqërisë civile ndërgjegjësohen ata që do marrin nesër fatin e qytetit, të rinjtë. Dashuria për pemët për drurët, është dashuri për atdheun. Kur flasim për drurët, flasim edhe për shëndetin tonë, përfundon Ahmeti.

Duhet që ky interes të kultivohet dhe të shkojë përpara. Edhe një milingonë, një zog, vjen sepse ka një pemë. Të gjithë duhet të hapim mendjet tona dhe të bashkëpunojmë me njëri tjetrin siç kam bërë bashkë unë, një mësuese gjeografia, ku kam menduar që të zhvillojmë edhe turizmin dhe të kemi sensibilizim që mos të shkatërrojmë të ardhmen nga mungesa e dijeve.

Shkroi me dashuri: Arlis Alikaj

Shperndaje