Dialogjet e Kritikës: Në botën e letërsisë me Ahmet Mehmetin

Dialogjet e Kritikës: Në botën e letërsisë me Ahmet Mehmetin

360
0

Mirë se vini në një një bisedë ndriçuese mbi kontributin e Ahmet Mehmetit në letërsi dhe studimet e tij letrare specifikisht për veprën e tij më të fundit, Përmes Shekujve letrarë – Kritikë letrare, Studime dhe Ese.

Në foto autori Ahmeti Mehmeti gjatë intervistës në parkun e qytetit të Elbasanit duke mbajtur librin e tij të ri. Foto nga Arlis Alikaj.

Ky libër sjell një kontribut në kritikën letrare nëpërmjet eseve, shkrimeve dhe studimeve ndër vite të mbledhura nga shkrimtari Ahmet Mehmeti, autor dhe bashkëautor i 38 veprave të tjera. Këtë herë ai vjen si studiues dhe kritik letrar me librin e tij ‘‘Përmes shekujve letrarë’’.

Intervistoi me krenari: Arlis ALIKAJ

Arlisi: Ahmet faleminderit që pranuat ftesën e Portalit Vizion, për ti bërë jehonë librit tuaj. Pse pikërisht ky libër dhe pse në këtë moment?

Ahmet Mehmeti (autori librit): Faleminderit shumë juve për interesin dhe promovimin e letërisë dhe artit në kohëra kritike. Jemi në kushtet kur shumë probleme nuk janë trajtuar si në historinë e letërsisë edhe në kritikën letrare. Mungojnë shumë autorë në zë për të plotësuar dhe korigjuar ato që nuk janë shkruar. I gjithë libri ka në epiqendër të vetë pohimin e identitetit kombëtar dhe të individualiteteve që kanë luajtur rol të rëndësishëm në historinë e letërsisë dhe artit shqiptar.

Mund të na rrëfeni udhëtimin nga konceptimi i këtij libri deri tek publikimi i tij? A kishte sfida të veçanta ose momente zbulimi gjatë këtij procesi?

Vetë libri është një sprovë për të kundërshtuar gjendjen e amullisë kur shumë autorë shqiptarë që kanë dhënë kontribute të mëdha nuk figurojnë në hisorinë e letërsisë shqipe. Mund të përmendim për shembull Maksim Artiotin, i cili është me vepra të mëdha më tre vëllime madhore në letërsinë ruse të shekullit të 16 dhe u shpall në fund të shekullit të kaluar si shenjtor i kishës ruse. Kritika e sotme moderne e vlerëson si një ndër përkthyesit më të mëdhenj të njerëzimit i cili përktheu letërsinë dhe trashgiminë e Bizantit në gjuhën ruse dhe për ta përhapur në të gjithë perandorinë e cila është 1/6 e botës.

Çfarë e bën këtë libër të veçantë nga të tjerët në zhanrin e tij dhe çfarë ju tërhoqi në të?

Libri im është i veçantë pasi përfshin një seri autorësh që nuk janë trajtuar nga pikëpamja studimore për vlerat që sjellin në trashgiminë shpirtërore si per shembull Abedin Dino, Bilal Xhaferi etj, që janë cekur dhe nuk kanë gjendur vendin e duhur në historinë e letërisë shqiptare.

Cilin impakt shpresoni të ketë ky libër tek lexuesit dhe cilat biseda dëshironi që ai të ndezë ose të kontribuojë?

Libri synon të ndezë një diskurs lidhur me autorët pak ose aspak të njohur dhe kontributin e tyre në letërsinë shqiptare. Vetë libri kërkon të fillojë biseda në veçanti tek akademikët që ta shohin në pikëmapjen moderne të kontributit të letërsisë jo vetëm të Shqipërisë por dhe botërore atë humaniste.

Si e matni suksesin e tij përtej shifrave të shitjeve?

Vetë libri në përmbajtjen e tij është parë në mënyrë të tillë që të integrojë çka mungon sot në letërsinë shqiptare. Duke filluar nga periudha e Skënderbeut, d.m.th krijimatria popullore në vazhdën e krijimeve artistike të mirëfillta dhe për t’i integruar ato në një vijë që pohon identitetin kombëtar. Ky libër është për elitat që merren me vlerat e artit nga pikëpamja analitike që kanë kontribuar në letërsinë shqipëtare, ballkanike dhe evropiane. Dua të falenderoj botuesin Roland Lushi të Botimeve Ada për korrektesën gjatë proçesit e cilësinë e shërbimit. Gjithashtu një faleminderim special për fëmijët dhe bashkëshorten time si dhe Arlisin e Portalin Vizion për mbështjetjen në pasionin tim. (buzëqesh)

*P.s.: Librin e Ahmet Mehmetit e gjeni në disa librari të Tiranës dhe gjithashtu në librarinë Adrion.

Shperndaje