Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka denoncuar rritjen e produkteve ushqimore. Me anë të një postimi në Facebook, Braçe shprehet se këto të ardhura nga çmimet e larta nuk i merr bujku që prodhon, por i merr tregtari.
Sipas tij, qeveria është ajo që ka detyrimin që të ndalë grabitjet me çmimet e padrejta. Braçe shprehet se domatja më e mirë sot kushton 50 lekë në Lushnje dhe Divjakë, ndërsa shitja e saj 100 në Tiranë është grabitje.
“Për tregtaret; tatimi nuk ka ndryshuar, çmimi i energjisë nuk ka ndryshuar, çmimi i ujit nuk ka ndryshuar, rroga minimale për punëtoret e ngarkim shkarkimit nuk ka ndryshuar (për ata qe kane nje magazine a dyqan); Ka ndryshuar vetëm çmimi i KARBURANTIT NGA 168-183 leke/liter; Pra, nga Lushnje/Divjaka ne Tirane u eshte shtuar 700-1000 leke shpenzim per rruge! a justifikon ky shpenzim shtese 100 leke per kilogram domate?!”, shkruan nder te tjera Brace.
REAGIMI I ERJON BRACES
Eshte fakt; cmimet e ushqimeve jane rritur!
Por nje gje; kush mendon se te ardhurat nga cmimet e rritura po i merr bujku, fshatari, gabon!
Po i merr tregtari! Bujku po merr aq sa ka marre gjithe jeten, ne mos me pak!
Kush ble DOMATE sot me cmim 150 leke, duhet te dije se domatja me e mire sot, tani ne Lushnje e Divjake, kushton 50 leke per kilograme, kaq!
Kete merr bujku dhe po i fitoi 5-7 leke per kilograme eshte i lumtur!
100 leke nga Lushnje/Divjaka ne Tirane eshte grabitje;
Per tregtaret; tatimi nuk ka ndryshuar, cmimi i energjise nuk ka ndryshuar, cmimi i ujit nuk ka ndryshuar, rroga minimale per punetoret e ngarkim shkarkimit nuk ka ndryshuar (per ata qe kane nje magazine a dyqan);
Ka ndryshuar vetem cmimi i KARBURANTIT NGA 168-183 leke/liter;
Pra, nga Lushnje/Divjaka ne Tirane u eshte shtuar 700-1000 leke shpenzim per rruge! a justifikon ky shpenzim shtese 100 leke per kilogram domate?!
Kurre! thene kete, dua te jem i qarte; qeveria nuk cakton cmime (entet rregullatore po);
Por qeveria ka detyre te ndale grabitjet me cmime te padrejta! cmimet e drejta nuk jane komunizem, sic mendon dikush!