
Beatrix është ndjerë keq brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo është shtrirë në krevat me Donaldin afër saj, teksa mezi është mbushur me frymë.
“O Zot i madh sa keq”, është shprehur ajo. Donaldi i ka vendosur dorën mbi kraharor duke i thënë “Ua sa shumë po të rreh zemra! Uaa! Pse kaq shumë?”.
“O Zot jam duke vdekur”, ka vazhduar më tej Beatrixi, ndërkohë që nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë gjendje të këngëtares.