I ka bërë mirë dalja nga ‘BBV’, e patë çfarë ndryshimi ka...

I ka bërë mirë dalja nga ‘BBV’, e patë çfarë ndryshimi ka bërë Fifi në pamje? (foto)

272
0

Filloreta Raçi ka qenë një prej pjesëmarrësve më të përfolur në edicionin e Big Brother VIP, por hoqi dorë nga qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Kantautorja e njohur shprehu dëshirën për të dalë dhe për qëndruar e lirë me njerëzit e saj më të dashur.

Ajo i është kthyer normalitet dhe duket se është duke e shijuar jetën jashtë shtëpisë dhe fokusit të vazhdueshëm të kamerave. Ndërkohë që i mban të informuar fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale përmes imazheve që i shpërndan në Instagram.

Ajo duket të ketë bërë një ndryshim në dukjen e saj duke u shndërruar në brune, teksa ndjekësit e kanë pëlqyer pamjen e re. “Të gjithë e duan një brune”, ka shkruar në përshkrimin e fotografive të shpërndara në Instagram që për pak minuta kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime.

Kujtojme se Granit Cana ishte ndër banorët më të komentuar në Big Brother sidomos në raportin e tij me Ffifin. Në një rrëfim për emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini, ai ka folur për raportin delikat me këngëtaren që po ashtu është larguar nga Big Brother.

“Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikesh”, është shprehur ai.

Graniti thotë se pas daljes së Fifit nga shtëpia jo gjithçka ka shkuar mirë. “U takuam pasi ajo doli nga shtëpia por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme”.

Nga ana tjetër Genta Cana, motra e Granitit thotë se hyrja e Granitit në shtëpi kishte tejkaluar të gjitha pritshmëritë e familjes. “Graniti nuk ka qenë i përgatitur, pasi nuk ka parë edicionet paraprake të Big Brother”, deklaroi Genta Cana.

Shperndaje