Gjithkush prej jush e di që të hani çokollatë dhe të pini verë teksa kryeni marrëdhënëie seksuale, iu bën mirë për shëndetin. Këto tre gjëra mund të sjellin përfitime të shumta për ju, si për shëndetin fizik edhe atë psikologjik. Dhe nëse iu nevojitet pak nxitje lidhur me arsyet pse duhet të bëni seks, ja ku i keni shtatë prej tyre:
1.Seksi largon stresin
Stresi ndikon në mënyra të ndryshme në njerëz të ndryshëm, duke nxitur probleme shëndetësore, pagjumësi, deri në mosfunksionim të sistemit imunitar apo depresion. Por intimiteti fizik me partnerin tuaj luan një rol të madh në largimin e stresit. Ndihmon në përqendrim dhe nxitje të motivimit, si dhe nxit çlirimin e ndjenjave të tilla si dhembshuri, përkujdesje.
2. Seksi rrit vetëbesimin
Mungesa e seksit mund të provokojë ndjenjën e ankthit, të dyshimit tek vetvetja, të paaftësisë për të arritur diçka. Ka dëshmi të forta se ndjenjat si ajo e vetëvlerësimit, e identitetit, janë të lidhura fort me seksin.
3. Seksi nxit intimitetin
Marrëdhëniet kanë peripecirat e tyre. Askush prej nesh nuk është i mbrojtur prej presionit të vazhdueshëm në punë apo edhe të jetës në përgjithësi. Të gjitha këto mund të bëhen shkak që çiftet të mos kenë kohë për seks. Nëse kjo vazhdon gjatë, ju nuk do të ndieni më as dëshirë për të kryer marrëdhënie me partnerin. Për tu lidhur me të, nevojitet një seks i rregullt. Duke patur çaste intime të shpeshta, ju do të lidheni emocionalisht më tepër me partnerin. Ata që ndihen emocionalisht më të afërt me njëri-tjetrin, kanë më tepër gjasa të kryejnë seks të rregullt.
4. Seksi iu përmbush
Të gjithë ne kemi nevojë të ndihemi të përmbushur, të shëndetshëm mendërisht. Kryerja e marrëdhënieve seksuale është një nevojë themelore e njeriut përveç nevojave të tjera fiziologjike. Ne duhet të përmbushim çdo nevojë tonën, pasi nëse vijojmë për kohë të gjatë t’i lemë të paplotësuara, do të vuajmë. Studimet tregojnë se izolimi social është më i dëmshëm se pirja e alkoolit apo duhanit.
5. Seksi iu bën të zgjuar
Kryerja e marrëdhënieve seksuale rrit fuqinë mendore. Ka prova se seksi rrit kapacitetin tuaj njohës, aftësitë analitike. Nga një studim mbi minjtë, rezultoi brejtësit seksualisht aktivë ishin të aftë të ruanin kujtimet krahasuar me minjtë me aktivitet seksual të ndalur. Nga një tjetër studim që kishte në fokus orgazmën femërore, rezultoi se arritja e kulmit seksual aktivizon më shumë se 30 zona të trurit krahasuar me aktivitete të tjera, si lojëra, të cilat aktivizojnë vetëm një pjesë të tij.
6. Seksi iu rinon
Çdo vit miliarda para harxhohen për të mundësuar një plakje më të ngadaltë dhe një pamje më të re. Por një studim i fundit britanik zbulon se duke bërë seks të rregullt, burrat dhe gratë mund të duken 10 vjet më të rinj se sa janë. Seksi shkakton lirimin e estrogjenit, që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së lëkurës apo flokëve. Gjithashtu, sjell një sërë përfitimesh të tjera si lumturi dhe entuziazëm dhe ne priremi të dukemi më të rinj.
7. Seksi është ushtrim
Gjatë një seance stërvitore, meshkujt djegin rreth 100 kalori dhe gratë rreth 70. Por nëse kryerja e marrëdhënies seksuale zgjat gjysmë ore, mund të digjen 200 kalori, edhe pse kohëzgjatja mesatare e aktivitetit seksual ka tendencë të jetë më e shkurtër.