Seksi është një akt në të cilin japim dhe marrim duke e dhënë veten pa kushte dhe plotësisht ndërsa duke lejuar po të njëjtën hapësirë për partnerin. Seksi krijon lidhje energjetike që tejkalojnë ato fizike andaj duke qenë të vetëdijshëm për emocionet dhe lidhjet që prodhojnë ato, mund të përjetojmë përvoja që na ndihmojnë fizikisht dhe psiqikisht.
Gjatë seksit nuk lidhen vetëm me partnerin por edhe me vetveten, prandaj kur jeni e stresuar dhe e rraskapitur kuptojeni se jeni duke krijuar një pengesë që ju privon nga relaksimi i trupit dhe mendjes.
Njëra nga metodat më të mira për të liruar veten nga kjo energji negative është meditimi, një studim ka theksuar që teoria e meditimit për të rritur dëshirën seksuale është e vërtetë dhe funskionale.
Energjia e seksit
Për ata që janë të njohur me çakrat (fuqia shpirtërore në trupin e njeriut) dhe meridianet e trupit, meditimi fillon të pastrojë që të gjitha kanalet e bllokuara ndërsa bllokun e parë që e liron meditimi është çakra e seksualitetit ndërsa pas ç’bllokimit menjëherë do të ndjeni një eksitim seksual.
Nëse e lëmë anash spiritualitetin, përfitimi më i madh dhe i menjëhershëm i meditimit është promovimi i gjendjes së të qenurit të pranishëm. Kur e krijoni shprehinë e meditimit të përditshëm, gjendja e të qenurit të pranishëm futet edhe në aspektet tjera të jetës suaj, përfshirë edhe aspektin seksual.
Ankoroni shqisat tuaja
Ky ushtrim ju bën të çliroheni nga stresi, në fillim është mirë të meditoni symbyllur dhe ulur ndërsa më vonë do të mund të meditoni në situata të zakonshme sikurse në krevat, nën dush, në punë etj.
Uluni me shpinën e mbështetur dhe me kokën e lirë, merrni disa herë frymë, mbyllini sytë dhe kyçuni në meditim.
Përshkoni të gjitha pesë shqisat.
Filloni me shqisën e dëgjimit. Cili është tingulli që më shumë e veçoni në këtë moment?
- Në frymëmarrjen e ardhshme, ndjeni se çfarë ndjenja keni. Cilin sensacion jeni duke e veçuar tani? A mund të ndjeni karrigen ku jeni ulur, a mund të ndjeni rrobat në lëkurën tuaj?
- Në frymëmarrjen e ardhshme, lëvizni drejt shqisës së të shikuarit. Mund të jetë vetëm errësirë apo dritë që depërton kapakët e syve, ndërsa pasi të avancoheni të meditoni syhapur mund të koncentroheni në gjënë më të bukur që shihni.
- Frymëmarrja e ardhshme, cila është aroma më dominuese që jeni duke e ndjerë e më pas shkoni edhe tek shqisa e shijes.
- Është gjë e thjeshtë, i përsërisim të gjitha shqisat dhe pasi ti përfundojmë të gjitha do të mundoheni a mund ti mbani tërë pesë shqisat në kontrollin tuaj.
- Duke e bërë këtë do të përmirësoni jetën seksuale dhe do të keni seks në të cilin do të jeni prezente me të gjitha pesë shqisat.