24-vjeçarja: Pas ndarjes nisa të takoj djem vetëm për seks, por ja...

24-vjeçarja: Pas ndarjes nisa të takoj djem vetëm për seks, por ja ç’po më bën njëri

1231
0

seksii-1

Në rubrikën “Letër një psikologe”, në “The Sun”, sot vjen historia e një vajze e cila është ndarë nda u dashuri dhe ka vendour që të takojë djem të ndryshëm, me të cilët të kalojë eksperienca seksuale dhe të harrojë ish-in. Por ajo ka frikë tani se me njërin prej tyre që e ka njohur në aplikacionet online, ku takohesh me djem, mos bjerë në dashuri dhe fiksohet keq. Për këtë kërkone ndihëm e psikologes.

Letra e vajzës:

Pata marrëdhënie seksuale të shkëlqyera me një djalë që e njoha online. Të dy duam ta mbajmë këtë marrëdhënie si gjë të rastësishme, por si mund ta ndaloj veten të mos fiksohem?

Smiling Hispanic couple laying in bed

Unë jam 24 vjeç dhe u ndava prej një lidhje disavjecare nga i dashuri im para disa muajsh. Ndarja me lëndoi tej mase dhe për ta kaluar vendosa të hyj në një grup ku të njihesha me djem për seks rastësor. Ishte me të vërtetë mirë dhe kjo më ndihmoi të harroja ish-in tim.

Por djali i fundit me të cilin shkova në shtrat është 28 vjec. Kemi shkëmbyer mesazhe disa herë dhe më pas ramë dakort të takoheshim. U habita kur e pashë, sepse është me të vërtetë i pashëm dhe i shkathët. Si fillim konsumuam një drekë dhe pastaj shkuam në një bar për një pije.

Ai ishte shumë i këndshëm dhe kavalier gjatë gjithë kohës, kështu më duket se po më pëlqente shumë…Në fund të mbrëmjes shkuam në banesën e tij. Po bisedonim, ndërkohë që vjen puthja dhe mund të them që marrëdhënia seksuale ishte e mrekullueshme, e hatashme.

Ditën tjetër më tha se do ishte i lumtur nëse do shiheshim sërish, për sa kohë që do të vazhdojmë të kemi kontakt rastësor. Jam e lumtur sepse s’do më duhet të shkoj me dikë tjetër. Unë thjesht dua të argëtohem.

Pyetja që unë kam është, si mund ta ndaloj veten të mos bëhem obsesive, të mos bëhem e pangopur dhe të mos fiksohem pas tij? Ai është djali më i mirë që kam njohur ndonjëherë dhe më bën të ndihem me të vërtetë mirë në lidhje me veten time. Tregon interes për mua dhe qesh me shakatë e mia.

Gjëja më e mirë e të gjithave është që ai më lejon të qëndroj gjatë gjithë natës dhe pastaj më jep puthjen e mirupafshit në mëngjes. Nuk më braktis direkt pas seksit si bëjnë djemtë e tjerë. Si mund ta mbaj të interesuar për mua, pa e frikësuar?

Përgjigja e psikologes:

Kjo mund të jetë pak e ndërlikuar, sidomos pasi unë nuk mendoj se ju jeni duke u treguar e ndershme me veten tuaj. Nëse nuk doni të dilni me të, pse jeni e shqetësuar se ai do të humbasë interesin tek ju? Ka shumë më shumë peshq në det.

Unë mendoj se ju doni vërtetë të keni një marrëdhënie të përkushtuar përsëri, por kjo ju frikëson se do ju sjellë sërish lëndim.

Ky djalosh e ka bërë të qartë se ai po takohet me ty vetëm për seks. Nëse i mbani sytë nga ai, herët apo vonë do të zhgënjeheni sërish. Kështuqë më mirë largojuni këtij djali dhe fshije aplikacionin nga telefoni. Mos u takoni me njerëz që vështirë se do ti njihni ndonjëherë.