114-vjeçari rrëfen sekretin e jetëgjatësisë: 5 ushqimet që zgjasin jetën

114-vjeçari rrëfen sekretin e jetëgjatësisë: 5 ushqimet që zgjasin jetën

508
0

bernardo-la-pallo

Hudhra – është përdorur në shumë shtete si bimë mjekësore. Ajo ka veti antiseptike dhe antibakteriale shumë të mira për shëndetin.

Mjalti – njihet si nektari i perëndive. Mjalti është përdorur në mjekësinë tradicionale si një ilaç efektiv për kurimin e sëmundjeve të ndryshme të trupit. Grekët e lashtë e konsumonin atë duke menduar që i ndihmonte të jetonin më gjatë, ndërsa egjiptianët e përdornin për kurimin e disa sëmundjeve, madje profeti Muhamed e ka përmendur shpesh duke e cilësuar si një produkt kurativ.

Çokollata – Nëse mendoni se çokollatat janë vetëm për fëmijët, e keni shumë gabim. Bernardo thotë se çokollata është një përbërës vital për të pasur një jetë të gjatë.

Vaji i ullirit – njihet si “mbreti i vajrave”. Ai ndihmon në shërimin e një sërë sëmundjesh. Përfshijeni atë në dietën tuaj ushqimore, dhe do të vini re diferencën.

Kanella – Shumë kultura e kanë quajtur kanellën si “ushqimi mrekulli”,  kjo për faktin se kjo erëz ka shumë përfitime shëndetësore. Ekstrakti i pemës së kanellës është përdorur tradicionalisht si bimë mjekësore, për të shëruar sëmundje të ndryshme. /Burimi: Healthy and Natyral Life/ Gazeta Shëndeti/