Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka qenë e ftuar në BBC Radio 1 Live Lounge për të folur për planet e saj në muzikë.
Ndalesa e radhës për të ishte në një ndër emisionet britanikë më të ndjekur “Sunday Brunch” në televizionin Channel 4.
Dy moderatorët Jim Lovejoy and Simon Rimmer suprizuan këngëtaren e talentuar shqiptare me disa byrekë të vegjël me spinaq, për të cilët Dua u pohoi atyre që i pëlqen shumë dhe që janë tradicionalë në vendin tonë.
Përveç kësaj, këngëtarja filloi t’u mësonte prezantuesve fjalët magjike shqip, që ashtu si Dua edhe ne duhet ta pranojmë se i thanë me të vërtetë shumë bukur.