Banorja e “Big Brother’ i jep fund martesës?

Banorja e “Big Brother’ i jep fund martesës?

547
0

c300de97f59600ecae06f13321fe0bdcJoana Gjuzi, konkurrentja e “Big Brother Albania 6”, duket se po përjeton probleme me bashkëshortin e saj prej 2-vitesh, Janin dhe mendohet se çifti mund edhe të jetë ndarë. Siç shkruan Panorama.al, Joana, e cila pati një histori sentimentale me fituesin e atij edicioni, Anaid Kalotin ndërkohë që kishte një lidhje me Janin jashtë shtëpisë së “Big Brother”, ka ndryshuar statusin e saj në Facvebook nga “E martuar” në “Është e ndërlikuar”.

Ajo gjithashtu shihet gjithnjë e më shumë në shoqërinë e miqve të saj por jo të bashkëshortit. Joana dhe Jani u martuan në vitin 2014 në një ceremoni të madhe të mbajtur në Greqi, pak pasi ajo u shpreh në një intervistë për gazetën “Panorama” se Jani ishte “partneri që çdo femër e ëndërron ta ketë në krah.”