Vëzhgim/ Lopët në rrugen tonë, po ne …?! Nga Atrida Ferketi

Vëzhgim/ Lopët në rrugen tonë, po ne …?! Nga Atrida Ferketi

546
0

Shume jane arsyet qe mund ta prishin qetesine e dites , por kur kjo ndodh nga kafshet eshte deri diku qesharake . Ndodh te kesh fjetur keq naten , te jete prishur kondicioneri, te martohet komshiu ne lagje e sic thuhet 2 martohen e 100 terbohen, te kete pickuar nje mushkonje , te gjesh gomen e makines ne disk e ke nevoje urgjente me shku diku , te bllokohesh ne trafik , te fillosh diten me lajme te kronikes se zeze aksident apo lloj lloj qe ta prishin shijen e nje dite te qete. Besoj se shume njerez jane perball me bllokimin e rruges nga kafshet e sidomos rruget qe te cojne ne plazhe ku trafiku eshte edhe me i renduar. Ne fakt une nuk do merrem me lopet , bile bile as me te zotet qe te shohin ne kokerr te syrit e nuk tentojne me i ngut lopet drejt kullotes . Keta te fundit kaq gjykojne , pa mendu se ky bllokim i rruges nga keto kafshe mund te shkaktojne si jo pak here aksidente me pasoje vdekjen. Problemi eshte qe mos ti prishim pune askujt as lopes se fshatarit qe e ka burim jetese , as qytetareve qe duhet ta kene rrugen te lire . Ka menyra per te gjet rruge dytesore brenda nje rregullore te qarkullimit rrugor ku ndahen rruget per kafshet e rruga per automjetet . Lopa drejt kulloses mund te shkoje e qete pa u turbullu nga borite e makinave te cilat shpeshhere acarojne shoqeruesin e lopes . Lopa ne rruge te vet e ne në rrugen tone ! Sa mire ! Se mos po kerkojme ndonje gja te parealizueshme? Apo hajt se 2 muaj vere jane duroni ? Apo sa kerkesat i keni ? Sidoqe te gjykohet uroj te mirekuotohet per ndonje zgjidhje oputune nga njerezit e jo nga lopet se ata drejt kulloses do shkojne se do shkojne.