Princ Leka II dhe Elia Zaharia urojnë festat me këtë imazh

Princ Leka II dhe Elia Zaharia urojnë festat me këtë imazh

36
0

Jemi në prag të festave të fundvitit dhe në çdo vend ftymon atmosferë festive. Shumë prej fytyrave publike kanë dekoruar shtëpitë dhe kanë sjellë fotografitë e realizuara special për festa, shkruan lajmi.net. Tashmë kanë filluar edhe urimet për këto festa,  e një urim të veçantë e kanë bërë edhe çifti, Elia Zaharia dhe Princi Leka II. Përmes një fotografie të postuar në rrjete sociale, në të cilën Elia dhe Princ Leka shihen të lumtur në përqafim të njëri-tjetrit dhe me bredhin në prapavijë, ata uruan për festa. “Princ Leka dhe unë ju urojmë Gezuar Festat e Fundvitit! Kjo është koha e dhurimit dhe përkujdesit ndaj njerëzve të dashur. Është koha të falenderojmë të gjithë ata miq që kanë treguar miqësi dhe besnikëri të pakushtëzuar. Kjo është gjithashtu koha për të kthyer vemendjen ndaj atyre që nuk kanë fatin të kenë familjen pranë, fëmijë pa prindër apo prindër pa fëmijë, atyre që nuk kanë çfarë të vënë në sofër për të festuar…Kjo është koha për tu ndërgjegjësuar se dashuria që japim na kthehet dyfish kur është e sinqertë! Nëse do të jeni në udhëtim bëni kujdes nga ngricat dhe bora, merrni kohën tuaj dhe shijoni çdo moment! Besimtarëve të krishterë u urojmë Gezuar Krishtlindjen! Ju urojmë të gjithëve sa më shumë mbarësi dhe dashuri!”, ka shkruar Elia në llogarinë e saj në Instagram.