Malajzia do të bëjë një njoftim të rëndësishëm për avionin e zhdukur...

Malajzia do të bëjë një njoftim të rëndësishëm për avionin e zhdukur MH370

422
0

Malajzia pritet të bëjë një njoftim në lidhje me kërkimet për avionin e humbur MH370 të kompanisë “Malaysia Airlines”. Një zyrtar i lartë tha të mërkurën se qeveria malajziane është ende në diskutim me kompaninë amerikane “Ocean Infinity” për rifillimin e operacioneve të kërkimit. Nga njoftimet e mëparshme thuhet se një anije kërkimore e teknologjisë së lartë e kompanisë amerikane është nisur drejt zonës së kërkimit në Oqeanin Indian. Avioni MH370 me 239 pasagjerë në bord, pjesa më e madhe e të cilëve kinezë u zhduk nga radarët në 8 mars të vitit 2014 ndërsa fluturonte në linjën Kuala Lumpur-Pekin. Qeveritë e Malajzisë, Australisë dhe të Kinës pezulluan operacionin e kërkimit një vit më parë, pas përpjekjeve gati trevjeçare pa sukses. Por, një raport i mëvonshëm lëshuar nga pala australiane theksoi një zonë të re kërkimi ku mund të gjendet avioni.