Google ‘lë’ gjithë punën për të rregulluar një ‘emoji’

Google ‘lë’ gjithë punën për të rregulluar një ‘emoji’

13
0

 

Shefi i kompanisë Google, Sundar Pichai i ka kërkuar punonjësve arritjen e menjëhershme të një objektivi të ri që ka të bëjë me emojin e hamburgerit. Thomas Baekdal ka bërë një postim në rrjetin social, Twitter ku tregon ndryshimin që kanë dy kompani të mëdha në krijimin e kësaj figure për smartphonët. “Unë mendoj se duhet të diskutojmë mënyrën sesi Google vendos djathin në fund dhe Apple në mes,” shkroi ai. Kjo gjë mori vëmendjen e të gjithëve, si dhe ra në sy të shefit të madh, i cili tregoi se shumë shpejt do rregullohet. Sipas Dailymail, Google është kompania e vetme që në emojin e hamburgerit vendos djathin në fund prandaj është bërë virale.