Gabigol fiton ‘Bidonin e Artë’, shpallen edhe top 10 dështakët nga Serie...

Gabigol fiton ‘Bidonin e Artë’, shpallen edhe top 10 dështakët nga Serie A

18
0

Gabigol u zgjodh “dështimi i vitit” duke siguruar 53,6 për qind të votave, nga 10 450 të tilla. 2017 ishte një tjetër vit zhgënjyes për Interin, brenda të cilit pa të mbetet jashtë Europës, ndërsa në pjesën e dytë pa të zbresë nga vendi i parë i renditjes së Serisë A, në vend të tretë. E si pasqyrim i drejtë i këtij viti është edhe renditja e 10 lojtarëve të dështuar të Serisë A, njohur ndryshe si “Bidoni i Artë”. Në këtë “Top 10”, Interi përfaqësohet me plot katër lojtarë. I pari është Gabigol. I ardhur me bujë të madhe në Milano, braziliani nuk justifikoi asnjëherë shumën e shpenzuar për të dhe u huazua tek Benfica. Ai u zgjodh “dështimi i vitit” duke siguruar 53,6 për qind të votave, nga 10 450 të tilla. Të tjerë interistë në këtë listë janë Joao Mario, Banega dhe Murillo. Ky është viti i dytë me radhë që “Bidoni i Artë” shkon për një lojtar të Interit. Për 2016, këtë “trofe” e fitoi Kondogbia.