Femrat e veshura më bukur në vitin 2017: Dama me stil të...

Femrat e veshura më bukur në vitin 2017: Dama me stil të veçantë!

481
0

Është elegante dhe me stil, por qëndron fuqishëm me këmbë në tokë, kështu e ka përshkruar disenjatori i famshëm supermodelen Gigi Hadid. Sipas zgjedhjes së revistës Glamour, femra më e veshur më së miri në vitin 2017 është manekinia Gigi Hadid. Disenjatori i famshëm, Tommy Hilfiger, duke komentuar vendimin e revistës, e ka përshkruar atë me këto fjalë: “Ajo ka bukurinë unike dhe stilin vetjak. Ajo është vajzë nga Kalifornia Jugore, e cila e do sportin, stilin e lirë, është elegante dhe shik, por qëndron fuqishëm me këmbë në tokë”. Kur është fjala për veshjen e shkëlqyeshme, Gigi në hap i ndjek Dakota Jonsonin dhe Kristen Kristen Stewartin. Në fund të këtij teksti shikoni tërë listën e 10 top femrave të veshura më së miri në vitin 2017, gjithashtu sipas zgjedhjes së revistës Glamour.