DITA E AGROTURIZMIT NË PARKUN RAJONAL REÇ – SHKREL/ Ngas Gëzim Vuçaj

DITA E AGROTURIZMIT NË PARKUN RAJONAL REÇ – SHKREL/ Ngas Gëzim Vuçaj

1146
0

Bashkia Malësi e Madhe dhe Parku Natyror Shkrel , projekti ruajtja e Agrobiodiversitetit në Shqipërinë Rurale, kanë organizuar diten e Agroturizmit në parkun rajonal Shkrel, pikërisht këtu në pyllin me gështenja të fshatit Reç. Aktiviteti Dita e Agroturizmit e organizuar në këtë monument natyror ka synuar të demostrojë vlerat e Agroturizmit në parqet natyrore, nepermjet panaireve dhe seancave demostruese, duke e gërshetuar këtë event me vizitita në pylllin me gështenja. Krahas kësaj, një prezantim i është bërë edhe blegtorisë, nepermjet rraces së Deles Shkodrane si dhe të dhive. Pas një ekspozite të këndshme pran tendave prezantuese të organizatave jo qeveritare, ka qënë kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj i cili ka përshëndetur pjesmarrësit në këtë veprimtari. Më tej Kryebashkiaku ka vlersuar punën që është bërë dhe po bëhet në zhvillimin e turizmit malor, duke u përqëndruar kryesisht tek resurset e mëdha, të cilat kjo trevë i ka dhuratë nga natyra. Këtë veprimtari promovuese të agrobiznesit në Malësi të Madhe e ka përshëndetur edhe drejtori i agjensisë së zhvillimit të turizmit Ardit Çollaku. Ku ka garantuar gjithë të pranishmit, por edhe drejtuesit e Bashkisë me mbështetjen e tyre për ti dhënëe një tjetër rëndësi zhvillimi kësaj treve. Më tej ky aktivitet sërisht ka vijuar gjatë duke vizituar tendat e paraqitura ne këtë ekspozitë të agrobiznesit. Në këtë ditë të Agroturizimit në Reç kanë qënë edhe mjaftë nga organizatat jo qeveritare të cilat i japin mundësi zhvillimi Agroturizmit. Ndër ta veçojmë edhe kryetarin e shoqatës mbarë kombëtare të restoranteve të Shqipërisë z.Kujtim Dervishi i cili vlersoj me nota pozitive këtë ditë, këtu në Reçin piktoresk. Natyrisht që krahas produkteve të tjera sot këtu një vend të rëndësishme ka zënë prezantimi i gështenjës së pjekur, por edhe i një përpunimi ndryshe siç ishte gështenja. Sot në Reç ishin shumë nga ata që duan Agroturizmin.

Ndoshta na duket disi e çuditshme, por jo pak qytetare edhe pse shteti në jo pak raste  duket se nuk i “bie” ndërmend që këta njerz duhet të jetojnë përseëi është vetdija njerzore që i gjithë në lartësinë e kërkesave të mbijeteses dhe natyrisht nuk bëjnë çudira por i thonë vetes dhe të tjerëve që jetesa është provë e vështirë. Kështu edhe një çift nga qyteti i Sarandës nuk i janë dorëzuar vështërsive të jetës, por duke e sfiduar kanë bërë ose e thënë ndryshe kanë gjetur rrugen e thjeshtë për të mbijetuar. Dhe ja . . . vinë nga Saranda në Shkodër dhe prezantojnë punime të duarve të tyre, por duhet pranuar realiteti: tenda e tyre është më e frekuentuara në tërë këtë prezantim të panairit të qytetit Shkoder. Gratë dhe vajzat Shkodrane ndihen mirë kur blejnë këto prodhime sarandiote. Ndaj duart e tyre hijeshohen nga këto unaza, po kështu edhe këto varse qafe vlersohen mjaft nga blersit.

Në një ditë festive si kjo e Agroturizmit në Reç të Malësis sëMadhe, ku ishin të ftuar mjaftë mysafir jo vetëm nga Malësi të Madhe, Shkodra , por nga Tirana dhe më gjërë. Në një drekë festive nuk kishte se si të mungonte të pakten humori i njerit prej drejtuesëve te një instucioni jo pak të rëndësishme në Malësi tëMadhe. Të gjithë e njohin Pjerin Spatharin për humorin dhe atmosferen e këndshme që krijon edhe duke kënduar. Kështu në një ditë feste kënga në Malisë të Madhe ka vendin e saj.