Zyrtare/ Zbulohet EMRI i organizatorit të grabitjes në Rinas, kush është i...

Zyrtare/ Zbulohet EMRI i organizatorit të grabitjes në Rinas, kush është i shumëkërkuari që u vra dje

534
0

Admir Murataj

Pas publikimit nga mediat greke të emrit të autorit të grabitjes së djeshme, tashmë është konfirmur se Admir Murataj ishte organizator i grabitjes në Rinas.

Murataj është personi i maskuar, i cili mbeti i vrarë dje  gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Admir Murataj, ishte në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme atë të në Qafë-Kashar pranë Rinasit dhe grabitjen e një banke te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare. Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.

Pas arratisjes nga burgu kreu grabitjet  e blindave me para në 2015 dhe 2017 në Rinas. Ndërkohë që anëtarët e tjerë të grupit u arrestuan dhe u dënuan, Murataj t’i shpëtonte burgut.