Zyrtare/ Shqipëria dëbon dy diplomatë rus

Zyrtare/ Shqipëria dëbon dy diplomatë rus

129
0

Vendi ynë i bashkangjitet vendimit të SHBA-ve, Gjermanisë, etj. për të dëbuar diplomatët rus. Ministria e Jashtme përmes një komunikate për mediat, deklaroi: “Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”. Po sot, SHBA-të vendosën të dëbojnë për shkak të atentatit me helm ndaj një agjenti të dyfishtë në Britaninë e Madhe 60 punonjës të shërbimeve të fshehta të Rusisë. Veç kësaj konsullata ruse në Seattle do të mbyllet. Sakaq, ministri i Jashtëm gjerman, HeikoMaas deklaroi në media se dëbuam katër diplomatë rusë nga Gjermania. “Nuk e morëm me lehtësi këtë vendim. Me këtë dërgojmë një sinjal solidariteti me Britaninë e Madhe”, theksoi ai.

loading...