Zyrtare/ Samsung: Galaxy Note7 probleme me baterinë, i tërheq nga gjithë tregu...

Zyrtare/ Samsung: Galaxy Note7 probleme me baterinë, i tërheq nga gjithë tregu botëror

328
0

samsung-galaxy-note-7-550x309

Samsung ka reaguar zyrtarisht mbi lajmin e publikuar më herët në media se smartphone Galaxy Note 7 kanë dalë nga fabrika me probleme. Kompania pranon defektin dhe terheq nga tregu të gjithë telefonat.

Njoftimi i plotë

Samsung ka përkushtimin për të prodhuar gjithmonë produkte sipas standardeve më të larta dhe ne trajtojmë me seriozitet çdo incident të raportuar nga klientët tanë të vyer. Si përgjigje ndaj rasteve të raportuara së fundmi për problemet me Galaxy Note7, ne kryem një investigim të plotë dhe gjetëm një problem me baterinë. Deri sot, (1 Shtator), janë raportuar 35 raste të raportuara në gjithë botën dhe aktualisht ne po drejtojmë një inspektim të plotë me furnitorët tanë për të identifikuar në treg bateri që mund të jenë të ndikuar nga ky problem. Sidoqoftë, për sigurinë e klientëve tanë, të cilën e kemi prioritet, ne kemi ndalur së shituri Galaxy Note7. Ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo mund të sjellë një situatë jo konveniente në treg, por po e bëjmë për t’u siguruar që Samsung të vazhdojë të shpërndajë produktet me cilësinë më të lartë për klientët tanë.